Loading...

@

  • jobs
  • 1 week ago

jobs description

Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar... menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Zëvendës Menaxher Sigurie

Departamenti: Hospitality

Vendndodhja: Green Coast, Palasë

Lloji i punësimit: i përkohshëm/sezonal

Përmbledhja e Pozicionit:

Zv. Menaxheri i Sigurisë për asetet e kompanisë dhe resortit Green Coast, suporton Menaxherin e Sigurisë, duke asistuar në menaxhimin e gjithë grupit të sigurimit në veprimtarinë e tyre të përditshme. Kujdeset për sigurimin e resortit dhe kontrollin e shërbimeve të marra që lidhen me sigurinë.

Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
• Të asistojë në hartimin dhe zbatimin e planeve të sigurisë;
• Kontrollon mjetet e mbrojtjes ndaj zjarrit dhe raporton për gjendjen dhe gatishmërinë e tyre tek menaxheri i sigurisë;
• Zbaton planin e emergjencës në raste të forcave madhore;
• Kontrollon punën e kompanisë së sigurisë së jashtme, si dhe kontrollon punën në sallën e kamerave dhe aksesit;
• Kontrollon ambientet e njësive në lungomare, resort, kampus, etj., për shkelje të rregullave apo përdorimit të tyre, konform rregulloreve përkatëse të administrimit dhe raporton te menaxheri i sigurisë;
• Përgatit raporte javore dhe mujore përsa i përket shërbimit të sigurisë dhe elementeve që lidhen me këtë shërbim.

Requirements
• Të ketë përfunduar studimet e larta (avantazh kandidatët që kanë mbaruar studimet e Akademisë së Sigurisë);
• Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme mbi 1 vit.

Kompetencat Kryesore:
• Njohuri shumë të mira në sistemet e sigurisë (CCTV, etj);
• Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik;
• Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale.

Benefits Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh, dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit.

Afati i dorëzimit: 06/06/2024
• Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Vlorë Albania

salary-criteria

Apply - Deputy Security Manager Vlorë